Chelsea e ka mësuar kundërshtarin që do të përballet në finalen e Kupës FA.
Leicester City ka arritur në finale duke e mposhtur skuadrën e Southampton me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Për Leicester golin e fitores e shënoi Iheanacho.
Për të arritur në finale Chelsea dje eliminoi Manchester Cityn poashtu me rezultat minimal 1-0.
Golin që ia siguroj Chelseat finalen e shënoi Hakim Zyiech.
Finalja e FA Cup do të luhet me datën 15 maj.
/GazetaBlic Sport.


