Sporti

Chelsea merr një lajm të mirë para finales ndaj Manchester City

05/15/2026 10:49
nga:Mergim Rreci

Kapiteni i Chelsea-t, Reece James, pritet të jetë i gatshëm për finalen e FA Cup kundër Manchester City-t, duke sjellë një shtysë të madhe për skuadrën londineze para ndeshjes vendimtare në ‘Wembley’.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, James ka kaluar me sukses procesin e rikuperimit dhe është rikthyer në stërvitje me grupin, duke u vlerësuar si i gatshëm për të qenë pjesë e formacionit në finalen e madhe, transmeton GazetaBlic Sport.

Rikthimi i tij vjen në momentin e duhur për Chelsean, e cila ka kaluar një sezon me luhatje formash dhe dëmtime të shumta në repartin defensiv. Prania e James shihet si një faktor kyç si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve nga krahu i djathtë.

James, i cili ka kaluar periudha të vështira me dëmtime në vitet e fundit, konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Chelsea-t kur është në formë të plotë.

/GazetaBlic Sport/