Sporti

Chelsea merr një fitore me shumë vlerë ndaj Fulham, “blindon” pozitën e katërt

05/01/2021 20:25
nga:Mergim Rreci

Chelsea ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Fulham.

Londinezët kanë arritur të marrin një fitore me shumë vlerë sonte në “Stamford Bridge”, shkruan GazetaBlic.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 0, me Kai Havertz që shënoi dy golat në ndeshje.

Të parin e shënoi në minutën e 10’të , kurse të dytin e realizoi në minutën e 49’të.

Chelsea vazhdon të jetë në pozitën e katërt me 61 pikë të arkëtuara, gjashtë më shumë se West Ham United në pozitën e pestë.

/GazetaBlic/