Sporti

Chelsea mendon të ardhmen, kërkon urgjentisht transferimin e mbrojtësit të Juventusit

09/23/2021 12:15
nga:Mergim Rreci

Chelsea ende është në kërkim të një lojtari për të forcuar mbrojtjen dhe duket se Matthijs de Ligt është objektivi i tyre kryesor.

Një transferim që mund të ndodhë në rihapjen e tregut, janar 2022, me Chelsean që tashmë ka dëshmuar që është jashtëzakonisht efektive në dy merkatot e fundit, përcjell GazetaBlic Sport. 

Informacioni është nga Calciomercato, i cili kujton se pas nënshkrimit për klubin e Torinos, në korrik 2019, mbrojtësi qendror nuk e ka gjetur vetën dhe tashmë duket se edhe interesi i tij është për t’u larguar.

/GazetaBlic Sport/