Sulmuesi anglez, Jadon Sancho, do të jetë mungesë e madhe për skuadrën e Chelseat në ndeshjen derbi ndaj Manchester Unitedit.
Unitedi dhe Chelsea përballen të dielën nga ora 17:30, në kuadër të xhiros së dhjetë të Premier Leagues.
Sancho do të mungojë për shkak se ka qenë i sëmurë në ditët e fundit.
“Lojtarët janë të gjithë në dispozicion. Përveç Sanchos pasi ka qenë i sëmurë ditët e fundit dhe nuk mund të luajë ndaj Unitedit”, ka thënë trajneri i Chelseat, Enzo Maresca të premten në konferencë për shtyp.
24-vjeçari Sancho këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur në gjashtë ndeshje. Ka kontribuar me tri asistime.
Sancho u transferua te Chelsea në formë huazimi deri në përfundim të këtij edicioni pikërisht nga Unitedi.