Finalja e FA Cup zhvillohet nesër në një nga ndeshjet më të mëdha të sezonit në futbollin anglez, ku Chelsea dhe Manchester City do të përballen për trofeun prestigjioz.
Ky duel i madh luhet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Wembley”, një arenë që gjithmonë ka sjellë emocione të veçanta, sidomos në finale të tilla, transmeton GazetaBlic Sport.
Chelsea synon të mbyllë sezonin me një trofe të rëndësishëm, duke u përpjekur të shpëtojë një sezon të dështuar. Nga ana tjetër, Manchester City synon të paktën një trofe këtë edicion, sepse tashmë nuk është më favorit për titullin kampion në Premier League.
Ja formacionet e mundshme:
Chelsea: Sanchez; Gusto, Fofana, Colwill, Hato; James, Caicedo; Palmer, Fernandez, Cucurella; Pedro
Manchester City: Trafford; Nunes, Khusanov, Guehi, O’Reilly; Gonzalez, Bernardo; Semenyo, Cherki, Doku; Haaland
/GazetaBlic Sport/


