Sporti

Chelsea-Liverpool, super derbi i xhiros hapëse në Premierligë

08/13/2023 12:06
nga:Genita C

Chelsea-Liverpool do të jetë derbi i javës së parë në Premierligë.

Dy ekipet patën një sezon të kaluar mjaft të dobët.

Chelsea përfundoi shumë poshtë, kurse Liverpool nuk arriti njërën nga katër pozitat e para që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Sot me fillim nga ora 17:30 këto dy ekipe do të përballen me njëra tjetrën në kërkim të fitores së parë sezonale.