Sporti

Chelsea – Liverpool, formacionet e mundshme

04/04/2023 09:12
nga:Mergim Rreci

Premier League vjen sot me disa ndeshje interesante.

Kryendeshja do të zhvillohet në Londër, atje ku do të përballen Chelsea dhe Liverpool, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy skuadrat vijnë në këtë takim pas humbjeve në xhiron e kaluar, me blutë që pësuan disfatë në shtëpi nga Aston Villa, kurse Liverpool u mposht thellë nga Manchester City.

Ky takim fillon në ora 21:00 dhe këto pritet të jenë formacionet e kësaj sfide:

Chelsea: Kepa, Badiashile, Koulibaly, Fofana; James, Fernandez, Kante, Chilwell; Mount, Havertz; Felix

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Tsimikas; Henderson, Fabinho; Salah, Firmino, Jota; Nunez

/GazetaBlic Sport/