Skuadra e Chelseat po vazhdon të largojë lojtarë.
Pas Giroud, Tomorit dhe Abraham dhe huazimeve të lojtarëve si Broja dhe Emerson klubi anglez ka vendosur të largojë edhe dy futbollistë të tjerë, shkruan GazetaBlic Sport.
Lojtarët të cilët do të largohen nga Chelsea janë Zapacosta dhe sulmuesi i ri, Ike Ugbo.
Chelsea ka arritur marrëveshje me Atalantan për shitjen e Zapacostas, kurse sulmuesi i ri Ugbo do të nënshkruajë me skuadrën e Genk dhe Chelsea do të përfitojë 5 milionë funte nga shitja e tij.
/GazetaBlic Sport/


