Sporti

Chelsea konfirmon lëndimin e Brojës, sulmuesi shqiptar e humb sezonin

12/14/2022 13:54
nga:Mergim Rreci

Klubi i futbollit Chelsea ka njoftuar edhe zyrtarisht për lëndimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.

Pasi pësoi një dëmtim në gju gjatë pjesës së parë të miqësores së së dielës kundër Aston Villa, Armando iu nënshtrua një vlerësimi të mëtejshëm pas kthimit të klubit në Angli, përcjell GazetaBlic Sport.

Rezultatet e skanimit nga ato vlerësime kanë konfirmuar për fat të keq një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe se do të kërkohet një operim për të sajuar këtë problem, njofton klubi.

Pas operacionit, Armando do të punojë ngushtë me departamentin mjekësor të klubit gjatë rehabilitimit të tij dhe pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2022/23.