Sporti

Chelsea kërkon Sergino Dest, mbrojtësi preferon qëndrimin tek Barcelona

06/01/2022 14:32
nga:Mergim Rreci

Chelsea është e interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të Barcelonës, Sergino Dest, sipas The Daily Mail.

Ka pasur ankesa për paraqitjet e Destit këtë sezon nga brenda dhe klubi mund të zgjedhë ta shesë atë, megjithëse ka pasur raportime në Spanjë që pretendojnë se ai i ka thënë skuadrës se do të preferonte të qëndronte, përcjell GazetaBlic Sport.

Me Barçën që përpiqet të nënshkruajë Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta, Chelsea mund të bëjë një ofertë që përfshin një nga ata lojtarë në këmbim të tij.