Sporti

Chelsea kërkon Militaon nga Real Madrid

06/22/2022 22:56
nga:Mergim Rreci

Në një situatë të vështirë më mbrojtjen, pasi Real Madrid i mori Rudiger dhe Christensen me Azpilicueta-n që duket se do të shkojnë te Barcelona, Chelsea duhet të gjejë sa më shpejt zgjidhje për këtë repart.

Përballë kësaj situate, skuadra londineze është në kërkim të mbrojtësve dhe duket se në sy i ka rënë Militao.

Mediet britanike raportojnë se “blutë” e Londrës do të përgatisin një ofertë për lojtarin e “Los Blancos”. Një operacion që duket thuajse i pamundur, pasi Real Madridi nuk ka në plan të shesë brazilianin, që ka kontratë deri në vitin 2025 dhe me 250 milionë euro klauzolë, kjo lëvizje duket shumë e vështirë.

Madje, madrilenët duan të rinovojnë me Militaon deri në vitin 2027 dhe të vendosin një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro. Nga ana tjetër, braziliani duket se nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid për Chelsea-n.

Megjithatë “blutë” e Londrës do tentojë gjithçka për të marrë mbrojtësin, një formë “hakmarrje” pasi “Los Blancos” i morën titullarin e këtij reparti.