Skuadra e Juventusit sonte takohet me Chelsean në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Zonja e Vjetër është kualifikuar në fazën e eliminimit me dy ndeshje të mbetura dhe i duhen dy pikë në dy ndeshjet e fundit për të fituar Grupin H, përcjell GazetaBlic Sport.
Sonte, ata vizitojnë Chelsean në Stamford Bridge në takimin që fillon nga ora 21:00.
Këto janë formacionet zyrtare.
Chelsea: Mendy, Chalobah, Thiago Silva, Rüdiger, James, Kante, Jorginho, Chilwell, Pulisic, Hudson-Odoi, Ziyech.
Juventus: Szczesny, Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro, Bentancur, McKennie, Locatelli, Rabiot, Chiesa, Morata.
/GazetaBlic Sport/


