Sporti

Chelsea interesohet për Sterling, sulmuesi kushton 35 milionë funte

06/19/2022 13:28
nga:Lorik J

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling është një lojtar që është në listën e Chelseat dhe me kontratën e tij që skadon në qershor 2023, është padyshim një situatë për t’u vlerësuar, raporton eksperti i merkatos, Di Marzio.

Me largimin e Romelu Lukakut te Interi në huazim, Chelsea ka besim të mbyllë marrëveshjen e Sterlingut, me trajnerin Thomas Tuchel – i cili është një tifoz i madh i anglezit.

27-vjeçari është me origjinë nga Londra mund të kalojë tek “Blues” pas disa viteve mahnitëse tek City.

Klubi tani është duke punuar. Shuma e transferimit mund të jetë rreth 35 milionë paund.

/GazetaBlic Sport