Sporti

Chelsea i prish punë Manchester United – futet në garë për Frenkie de Jong

07/07/2022 14:04
nga:E K

Frenkie de Jong ka ngjallur interesim të madh te skuadrat angleze.

Pas interesimit të Manchester United, garës për holandezin i është bashkuar edhe skuadra tjetër angleze, Chelsea, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur, Gerard Romero, klubi londinez do të provojë gjithçka për të siguruar shërbimet e tij.

Barcelona po kërkon një shumë deri në 70 milionë euro për kartonin e Frenkie de Jong.

/GazetaBlic Sport/