Sporti

Chelsea i gatshëm të shesë talentin 19 vjeçar, interesohet Milan

06/12/2023 10:16
nga:E K

Ekipi i Premierligës është gati ti bëjë disa ndryshime në skuadër. Ata janë të gatshëm që ta shesin Carney Chukwuemeka.

Mesfushori i ri iu bashkua Chelseat verën e kaluar nga Aston Villa, duke nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare.

Në sezonin e tij debutues, mesfushori 19-vjeçar bëri 15 paraqitje me fanellën e Chelseat.

Megjithatë, mediat italiane po raportojnë se Chelsea është gati të atë shesë këtë verë.

AC Milan është i interesuar, por do të preferonte një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje.