Sporti

Chelsea fiton Superkupën e Evropës

08/11/2021 23:59
nga:Mergim Rreci

Chelsea e ka fituar Superkupën e Evropës.

Skuadra angleze triumfoi pas penalltive me rezultat 6 me 5, pasi që koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat të barabartë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati qëndroi baraz gjatë 120 minutave dhe skuadrat shkuan në penallti për ta përcaktuar fituesin e këtij takimi.

Ky është trofeu i dytë i Superkupës për Chelsean, kurse Villarreal mbetet pa asnjë.

Ky është trofeu i dytë për Thomas Tuchel me skuadrën angleze.

/GazetaBlic Sport/