Sporti

Chelsea fiton ‘lehtësisht’ ndaj Crystal Palace

08/14/2021 17:49
nga:E K

Chelsea ka shënuar fitore bindëse ndaj Crystal Palace.

Skuadra e Thomas Tuchel fitoi në Stamford Bridge me rezultat 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi spanjolli, Marcos Alonso.

Alonso realizoi një euro gol nga goditja e lirë në minutën e 27’të të takimit.

Vetëm 13 minuta më vonë më saktësishtë në minutën e 40’të pas një tollovie në zonën e Crystal Palace përfitoi Christian Pulisic i cili shënoi golin e dytë për Chelsean.

Golin e fundit në këtë takim e shënoi i riu 22 vjeçar i Chelseat Chalobah.

Chalobah realizoi super gol pas një goditje të fuqishme nga distanca në minutën e 58’të të takimit.

Me këtë rezultat u përmbyllë edhe epilogu i këtij takimi.

Chelsea 3 – 0 Crystal Palace.

/GazetaBlic Sport/