Chelsea me dy fytyra në ndeshjen ndaj Tottenhamit.
Skuadra e Tuchel fitoi ndaj Tottenhamit me rezultatin 0-3, në një ndeshje mjaft interesante në xhiron e pestë të Premierligës angleze, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0, me dominimin e Tottenhamit ndaj Chelseat. ‘Blues’ nuk kishin asnjë goditje në portë në 45 minutat e parë.
Por, në pjesën e dytë, Chelsea hyri fuqishëm dhe realizoi tre herë, për të marrë tre pikë.
Thiago Silva shënoi me kokë në minutën e 47’të – kurse Kante gjeti rrjetën pas 57 minutave lojë.
Krejt në fund të duelit, Chelsea shënoi edhe golin e tretë me Antonio Rudiger.
Chelsea tani ka 13 pikë në vendin e parë – kurse Tottenham ndodhet në vendin e 7’të me 9 pikë.
/GazetaBlic Sport


