Sporti

Chelsea fiton bindshëm ndaj Chesterfield, kalon tutje në FA Cup

01/08/2022 20:36
nga:Mergim Rreci

Chelsea arriti të mposht skuadrën e Chesterfield me rezultat 5-1 në raundin e tretë të FA Cup.

Skuadra nga Londra tashmë po kryesonte 1-0 kur ndeshja kishte nisur vetëm për gjashtë minuta, shkruan GazetaBlic Sport.

Chelsea më pas dyfishoi epërsinë në minutën e 18-të me Callum Hudson-Odoi.

Dy minuta më vonë, ishte radha e Romelu Lukakut, i cili renditi emrin e tij në tabelën e golashënuesve. Pjesa e parë më në fund u mbyll me rezultatin 4-0 pasi Andreas Christensen gjithashtu gjeti rrugën e golit.

Chelsea e rriti avantazhin në 5-0 në minutën e 55-të me ekzekutimin e një penalltie. Chesterfield më pas shënoi një gol në minutën e 80-të me anë të Akwasi Asante, i cili sapo kishte hyrë në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/