Sporti

Chelsea fantastike në pjesën e parë, dominon totalisht Crystal Palacen

08/14/2021 16:49
nga:E K

Skuadra e Chelsea po avancon 2-0 ndaj Crystal Palace.

Chelsea është duke fituar 2-0 kundër Crystal Palaces pas pjesës së parë.

Futbollistët e Thomas Tuchel nga fillimi patën iniciativën e lojës dhe gjetën golin e parë në minutën e 27’të.

Ishte Marcos Alonso ai që realizoi pas një goditje nga gjuajtja e lirë për 1-0.

“The Blues” nuk u ndalën dhe shënuan golin e dytë në minutën e 40’të.

Pas një aksioni të rrjedhshëm ishte Cristian Pulisic ai që vulosi rezultatin e pjesës së parë 2-0.