Sporti

Chelsea edhe më pranë transferimit të Jadon Sancho

08/30/2024 18:43
nga:Mergim Rreci

Chelsea ka paraqitur dy oferta për Jadon Sancho tek Manchester United.

Njëri propozim është huazim me të drejtë të opsionit të blerjes, tjetri me detyrim blerje, transmeton GazetaBlic Sport.

Sigurisht të dy ofertat përmbajnë kushte të ndryshme.

Chelsea gjithashtu arriti marrëveshje të plotë me Jadon Sancho për kushtet personale, kurse gjithçka mbetet tashmë në duart e ‘Djajve të Kuq’ për të vendosur.

/GazetaBlic Sport/