Chelsea janë të vendosur për Matthijs de Ligt.
Synimi i londinezëve është mbyllja e hapësirave nga largimet e Rudiger dhe Christensen, të cilët u larguan nga Stamford Bridge me kosto zero, përcjell GazetaBlic Sport.
Reprezentuesi holandez ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh, kështu që blutë do të duhet të hapin kasafortat e tyre për ta pasur atë.
Sky Sports shkruan se Chelsea është e gatshme për të paguar 45 milionë plus kartonin e sulmuesit Timo Werner.
Gjermani kushtoi 58 milionë euro në qershor 2020 dhe është cilësuar ‘dështim’, pasi ka shënuar vetëm 22 gola në 2 vjet.
/GazetaBlic Sport/


