Sporti

Chelsea – Dortmund, statistika që sjell ‘frikë’ tek skuadra angleze

03/07/2023 18:57
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vjen sonte me dy ndeshje fantastike.

Benfica – Club Brugge dhe Chelsea – Dortmund janë dy ndeshjet që do të zhvillohen sot, shkruan GazetaBlic Sport.

Dortmund ka udhëtuar për në Londër me avantazhin miminal prej 1 me 0 nga ndeshja e parë, kurse Chelsea do të kërkojë përmbysjen e madhe në ‘Stamford Bridge’.

Skuadra gjermane ka kaluar tutje në pesë nga gjashtë përballjet e mëparshme të fazës eliminatore të UEFA Champions League kur fitoi ndeshjen e parë, me përjashtim të PSG-së në raundin e 16-të të sezonit 2019/20.

Ja formacionet e mundshme e kësaj sfide:

Chelsea: Kepa; Chalobah, Koulibaly, Fofana; James, Kovacic, Fernandez, Chilwell; Sterling, Havertz, Felix

Borussia Dortmund: Meyer; Wolf, Sule, Schlotterbeck, Guerreiro ; Ozcan, Can, Bellingham; Brandt, Haller, Reus

/GazetaBlic Sport/