Fituesit e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, Chelsea dhe Villarreal CF do të përballen më 11 gusht në Superkupën e Evropës.
Ndeshja do të luhet në “Windsor Park” në orën 21:00, në Irlandën Veriore, shkruan GazetaBlic Sport.
Do të ketë një kapacitet të përgjithshëm maksimal prej 13,000 spektatorësh të cilët do të jenë të pranishëm në stadium.
Biletat në dispozicion do të jenë nga 40 € e më lartë, varësisht se në çfarë pozite të tribunave do të sigurohet ajo.
Për publikun e gjerë, vendet do të vihen në dispozicion me çmime që variojnë nga 40 € për kategorinë deri në 120 €.
/GazetaBlic Sport/


