Sporti

Chelsea dështon përsëri në Premier League, mposhtet nga Southampton

02/18/2023 18:08
nga:Mergim Rreci

Chelsea vazhdon me dështimet.

Skuadra londineze u mposht 0-1 nga Southampton, duke regjistrua ndeshjen e katërt pa fitore në Premier League.

James Ward-Prowse realizoi golin e fitores për “Shenjtorët” në minutat shtesë të pjesës së parë. Kapiteni ekzekutoi saktë një goditje dënimi.

Ky ishte goli numër 17 me goditje dënimi për Ward-Prowse, i cili synon të barazojë rekordin e David Beckham (18).