Sporti

Chelsea dëshiron rikthimin e Lukakut, belgu do vetëm Interin

05/04/2023 11:17
nga:E K

Janë të larta mundësitë që në stolin e Chelsea të ulet trajneri argjentinas Mauricio Pochettino dhe tashmë qarkullojnë fjalë se kërkesa e parë e ish-trajnerit të PSG-së dhe Tottenhamit është që të mbahet Lukaku në skuadër.

Sulmuesi belg do të kthehet nga huazimi i tij te Interi në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij do të vendoset në atë moment. “Big Rom” dëshiron të qëndrojë në Milano dhe Chelsea nuk do i mbetet gjë tjetër vetëm të tentojë të rigjejë një marrëveshje me zikaltërit përsëri.

Pas një sezoni të vështirë të dytë me Interin, Lukaku duket se po e rigjen formën e tij dhe ka qenë vendimtar për zikaltërit në këtë fund sezoni. Interi ka qenë në pikëpyetje për të mbajtur belgun në huazim edhe për sezonin tjetër, por performanca e tij në kohët e fundit dhe ideja se mund të vazhdojë kështu deri në përfundim të saj, do të bënte klubin e Milanos të tentonte një zgjatje të huazimit.