Chelsea është e vendosur për të nënshkruar me Frenkie de Jong nga Barcelona në merkaton e dimrit.
Sipas Daily Mail, skuadra angleze i dërgoi një ofertë fillestare prej 40 milionë eurosh skuadrës së Barcelonës. Klubi spanjoll është përgjigjur dhe ka kërkuar një shumë prej rreth 60 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Chelsea beson se ka vend për negociata për shkak të vështirësive financiare të skaudrës katalanase. Përveç bluve, për mesfushorin është i interesuar edhe Bayern Munich.



