Sporti

Chelsea dërgon avion privat në Honduras për rikthimin e Pulisic

09/10/2021 10:01
nga:Mergim Rreci

Pasi ekipi kombëtar i Shteteve të Bashkuara mposhti Hondurasin 4-1, lojtarët e tyre ishin të lirë të ktheheshin në klubet e tyre.

Chelsea, në përgjigje, dërgoi një aeroplan privat deri në Honduras për të sjellë Christian Pulisic përsëri në Londër, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas llogarisë në Twitter Aviacionhr, u raportua se klubi i Premier League kishte dërguar një aeroplan privat në Aeroportin Rampon Villeda Morales, pasi ata donin të sillnin  futbollistin e tyre në Londër sa më shpejt që të ishte e mundur, në mënyrë që ai të kishte kohë për të pushuar.