Chelsea përballet me Aston Villan sonte në mbrëmje në ndeshjen e tyre të parë pas pushimit ndërkombëtar dhe do të shpresojë të vazhdojë të mbajë formën pozitive.
Thomas Tuchel e ka parë skuadrën e tij të marrë shtatë pikë nga nëntë të mundshmet e ofruara deri më tani, përcjell GazetaBlic Sport.
Në anën tjetër, Aston Villa ka katër pikë deri më tash dhe është në pozitën e 11-të.
Ekipi i Thomas Tuchel do të paraqitet në këtë duel pa Reece James dhe Christian Pulisic, ndërsa në dyshim janë edhE N’Golo Kante e Thiago Silva.
Këto janë formacionet e mundshme të ndeshjes që luhet në ora 18:30.
Chelsea: (3-4-2-1): Mendy; Chalobah, Christensen, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Chilwell; Mount, Havertz; Lukaku
Aston Villa: (4-4-2): Steer; Cash, Konsa, Mings, Targett; Bailey, McGinn, Luiz; El Ghazi; Ings, Watkins
/GazetaBlic Sport/


