Premier League vjen sot me disa ndeshje shumë interesante.
Kryendeshja zhvillohet në Londër, atje ku Chelsea dhe Arsenal do të përballen në “Stamford Bridge”, shkruan GazetaBlic Sport.
Arsenali vjen në këtë takim pas tri humbjeve radhazi dhe do të tentoj që të rikthehet tek rezultatet pozitive, kurse Chelsea ka një stabilitet më të qëndrueshëm në ligë.
Këto pritet të jenë formacionet e kësaj sfide që zhvillohet në ora 20:45.
Chelsea: Mendy; James, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Jorginho, Alonso; Mount, Werner; Lukaku.
Arsenal: Ramsdale; Cedric, White, Gabriel, Tavares; Xhaka, Lokonga; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Martinelli.
/GazetaBlic Sport/


