Enzo Fernandez, i cili u largua nga Benfica në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit për t’u transferuar te Chelsea, duke nënshkruar deri në vitin 2031, rinovoi për blutë për një tjetër sezon.
Informacioni po bëhet nga Cesar Luis Merlo, nga TyC Sports, i cili thotë se skuadra nga Londra kishte një opsion në kontratë që i lejonte kampionit të botës të qëndronte i lidhur me klubin edhe për një sezon, pra deri në vitin 2032 e cila klauzolë tani do të jetë aktivizuar, përcjell GazetaBlic Sport.
Enzo Fernandez, 22 vjeç, i cili i fitoi 121 milionë euro Benfikës, ka luajtur 13 ndeshje për Chelsean, ku ka dhënë dy asistime.
/GazetaBlic Sport/


