Cheechi dhe Chongu po bëhen bashkë për dokumentarin e tyre të ri, Filmi i fundit i Cheechit dhe Chongut.
Dysha komike, Cheech Marin dhe Tommy Chong, kanë arritur sukses të madh përgjatë dekadave me komedinë e tyre qoftë në stendap, qoftë në ekranin e madh.
Filmi i ri, që mund të jetë projekti i tyre i fundit i përbashët, u dha premierë këtë javë në South By Southwest.
Regjinë e filmit e ka bërë David Bushell, që ka prodhuar filma si Eternal Sunshine of the Spotless Mind dhe Dallas Buyers Club.