Chavezat e VV-së kundër vlerave Perëndimore!
Edhe dy ligje idiote dhe vulgare të shumicës në Kuvend! Këto dy ligje bien ndesh me Kushtetutën é Kosovës dhe nuk kanë me kalu!
Gjykata Kushtetuese ka metë pragu i fundit i rezistencës në Republikë, ndaj nji lëvizjeje antishtet.
1.
Gazetarët kosovarë, t’rrethuem nga anmiqt e lirisë!
Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog, kritikoi ashpër këtë maskaradë të VVsë.
Ai ka bâ me dije se Kuvendi i Kosovës humbi sot nji mundësi për me i pasë dy ligje të mira në vend, Ligjin e ndryshuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, masi dështoi me i përfshi rekomandimet e BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.”
OSBE u shpreh kundër këtij ligji tue theksu se “zgjanimi i juridiksionit të KPM-së në mediat sociale, i shoqnuem me mungesën e kritereve të qarta për bllokimin e përmbajtjeve të damshme, ngre shqetësime për proporcionalitetin dhe ka implikime të mundshme për lirinë e shprehjes”.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europeane të Gazetarëve (EFJ) Ricardo Gutierrez i alarmuem tha se “Parlamenti sapo ka miratu ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për mos me bâ kështu. Sot âsht nji ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, shkroi Gutierrez në “X”.
2.
Madje në anën e vulgus-it, për ligjin për Komisionin e Pavarm për Media votuen edhe disa ish-gazetarë që çjerreshin dikur kundër cënimit të lirisë së shprehjes.
“Po, liria e shprehjës ekziston, por për lirinë pas shprehjës nuk garantoj.” /Idi Amin, diktatori i Ugandës/
3.
Nji neostalinizëm i ashiqarshëm e ka përfshi Kuvendin e Kosovës!?
Në këtë Republikë, Albin Kurti e ka pru vulgus-in në pushtet, në emën të se majtes ekstreme!
Kush ka pritë ma mirë nga Kurti, aleati i Jean-Luc Melenchon, francezit putinist, vajtuesit të Chavez-it e lavduesi i Maduro-s, antiamerikan-it që e cilësonte Kosovën “Shtet imagjinar”, âsht thjesht injorant!