Lajme

Charles Michel në Shkup, lobon për propozimin francez

07/05/2022 13:41
nga:N M

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, viziton sot Shkupin në kuadër të bisedimeve për propozimin francez për kornizën negociuese.

Siç mësohet, qëllimi i vizitës së Michel është të tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe të konfirmojë përkushtimin e unionit për integrimin e Maqedonisë.

Aktualisht propozimi i modifikuar francez ka përkrahjen e pozitës dhe disa partive opozitare

E vetmja që kundërshton mbetet partia OBRM-PDUKM e cila prej disa ditësh radhazi proteston kundër këtij propozimi duke riktheksuar qëndrimin e tyre se për ta propozimi francez është i papranueshëm. euronews.al

Raporti i UNDP-së: Bie niveli i kënaqshmërisë për punën e kryeministrit, e rritet për presidenten