Sporti

Challandes: Suedia kundërshtar shumë i fortë, ata e kanë treguar veten për një kohë të gjatë

10/08/2021 18:09
nga:E K

Kosova do të përballet me Suedinë dhe Gjeorgjinë për ndeshjet kualifikuese të tetorit.

Fillimisht “Dardanët” do të udhëtojnë në Suedi me 9 tetor për ndeshjen e parë, kurse me 12 tetor e presin Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.

Challandes ka folur për media para takimit të nesërm me Suedinë.

“Do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë si Suedia. Do të jetë shumë e vështirë për ne, pasi këtë ata e kanë konfirmuar për një kohë të gjatë, kemi pasur raste kur Suedia ka mposhtur skuadra të mëdha, sikur Italia dhe presim qe te kemi një kundershtar të fortë, pasi luajnë në mënyrë të fortë fizike, por ka edhe futbollistë individual që mund të bëjnë diferencë të madhe, sidomos në repartin sulmues”, tha selektori i Kosovës.

/GazetaBlic Sport/