Federata e Futbollit të Kosovës ka thirrur konferencë për media.
Konferenca do të mbahet sot me fillim në orën 13:00, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ju njoftojmë se sot (më 13/10/2021) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të mbahet konferencë për media”, shkruhet në komunikatë.
Nuk dihet arsyeja e këaj konference, të paktën nuk thuhet asgjë në njoftimin e lëshuar.
Megjithatë, rezultatet e dobëta të Kosovën nën urdhërat e trajnerit Challandes, mund të ndikojnë që ai të shkarkohet sot, por natyrisht ende nuk ka asgjë të konfirmuar.
Në fakt, statistikat e përgjithshme prej ardhjes së trajnerit zviceran ne krye të Kosovës nuk janë aspak të mira.
Në total, Challandes e ka drejtuar Kosovës në 40 ndeshje, 17 prej të cilave i ka fituar, 15 i ka humbur dhe në tetë prej tyre ka barazuar.
Situata nuk qëndron aspak mirë edhe sa i përket goldallimit.
“Dardanët” nën udhëheqjen e tij i ka shënuar 59 gola ndërsa i kanë pranuar 49 sosh.
/GazetaBlic Sport/


