Kosova do të përballet nesër me Gjeorgjinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.
Kosova hyn në këtë ndeshje pas disfatës nga Suedia në “Friends Arena” me rezultat 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Kosova tani ka humbur gjasat për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës dhe ndeshjet e mbetura do të jenë të vlefshme për të siguruar të paktën vendin e 3’të në tabelë.
Para ndeshjes me Gjeorgjinë ka folur trajneri, Challandes, i cili tha se qëllimi i Kosovës është Liga e Kombeve.
“Sa i përket Lirim Kastratit ai është 100 përqind i gatshëm dhe do të jetë pjesë e ekipit për nesër. Ne gjithmonë mundohemi të luajmë lojë sulmuese,dhe të kemi sa më shumë posedim të topit, ne kemi lojtarë të mirë që kanë kualitet”, tha fillimisht Challandes
“Tani duhet t’i luajmë ndeshjet e mbetura, dhe të paraqitemi mirë, qëllimi është që të përgaditemi për Ligën e Kombeve, është e qartë se Kosova e ka synim Ligën e Kombeve”, vazhdoi ai.
“Ku e shihni problemin? Ne po bëjmë më të mirën por nuk është e mjaftueshme, mbase ju keni problem me mua ose ekipin, unë nuk mendoj se kemi problem, luajtëm një ndeshje shumë të mirë ndaj Spanjës, fituam ndaj Gjeorgjisë, ku e shihni atë problem?”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


