Sporti

Challandes: Nuhiu dhe Rashkaj e meritojnë të përshendeten me një lojë me tifozë në Prishtinë

05/28/2021 13:05
nga:E K

Bernard Challandes sot është paraqitur në konferencë për shtyp, ku ka folur edhe për Atdhe Nuhiun e Anel Rashkajn, të cilët kanë vendosur të pensionohen nga Përfaqësuesja e Kosovës, shkruan Zëri.info.

Përzgjedhësi i Kosovës ka thënë se të dy futbollistët në fjalë e meritojnë të përshendeten me një lojë në Prishtinë.

“Ata kanë folur me mua dhe Federatën për vendimin që kanë marrë, edhe pse nuk ishte një vendim i lehtë, sidomos në këtë kohë të Covidit, pasi është dashur t’i përshëndesim me një lojë me tifozë dhe t’i falënderojmë për kontributin që kanë dhënë”

Shpresoj në të ardhmen që në ndeshjen tjetër në Prishtinë t’i përshëndesim në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me tifozë sepse e kanë merituar këtë. Kjo do të ishte mënyra më e mirë” – është shprehur Challandes.