Kosova do të përballet me Suedinë dhe Gjeorgjinë për ndeshjet kualifikuese të tetorit.
Fillimisht “Dardanët” do të udhëtojnë në Suedi me 9 tetor për ndeshjen e parë, kurse me 12 tetor e presin Gjeorgjinë në “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka folur për mundësitë e zëvendësimeve ndaj Suedisë, pasi ndaj Spanjës nuk kishte shfrytëzuar shumë zëvendësimet.
“Ne nuk kemi pasur shumë opsione për ndryshime gjatë lojës ndaj Spanjës, tani me disa lojtarë të rinj tani kemi më shumë mundësi të ndryshojmë dhe ti zëvendësojmë disa lojtarë gjatë lojës”.
Challandes ka folur edhe për lojtarin Domgjoni.
“Ai është një lojtar modern, mesfushor modern, ai mund të vrapoj mirë në hapsira të lira, ai është një lojtar shumë i mirë defenziv por jo vetëm pasi ai mund të shkaktoj telashe për kundërshtarët edhe në fazën ofenzive.Ai ka vendosur të jetë lojtar i Kosovës”.
/GazetaBlic Sport/


