Sporti

Challandes flet për Superligën Evropiane

04/20/2021 15:23
nga:N M

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për krijimin e Superligës Evropiane për mediat zvicerane.

Ai e kundërshtoi këtë Superligë duke thënë se është një garë për të fituar para.

“Është një garë për të fituar para. Jam shumë i shokuar me dëshirën e klubeve elitare të jenë këtij projekti të ri privat”, ka thënë Challandes për Rfj.ch.

12 klubet elitare të futbollit evropian nënshkruan të dielën marrëveshjen për krijimin e Superligës Evropiane.