Sporti

Challandes flet pas barazimit me Greqinë: Jam i kënaqur me lojtarët, jo me rezultatin

09/05/2021 22:57
nga:L J

Kosova barazoi me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 1:1.

Greqia ishte në avantazh deri në sekondat e fundit, megjithatë – Vedat Muriqi realizoi për të barazuar gjithçka në minutën e 92’të të ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Challandes ka theksuar se është i kënaqur me lojtarët, por jo edhe me rezultatin.

“Ne kemi luajtur futboll, kemi luftuar deri në fund, nuk jam i lumtur me rezultatin, por jam i lumtur me performancën e ekipit. Është e qartë se kemi kerkuar më tepër të vertikalizojmë, duhet të luajmë shkurtë të mbajmë topin dhe të vertikalizojmë. Mund t’i them urime ekipit. Nuk ishte aspak e lehtë te gjejmë hapësira tek mbrojtja e Greqisë”, tha Challandes për Super Sport Kosova.

/GazetaBlic Sport