Sporti

Challandes flet para ndeshjes Zvicër – Kosovë

11/18/2023 13:33
nga:Mergim Rreci

Bernard Challandes, kryetrajneri i Kosovës mes viteve 2018 dhe 2021, ka thënë se ndeshja e sotme mes Dardanëve dhe Zvicrës është shumë e rëndësishme për ish-skuadrën e tij.

Ai, në një intervistë për “Le Temps”, pret një ndeshje të zjarrtë për sa i përket tifozëve, por edhe atmosferë të mirë.

Më 2021, Bernard Challandes ishte një prej konkurrentëve të Murat Yakin për të drejtuar skuadrën zvicerane. Prandaj, ai nuk dëshiron të komentojë situatën aktuale të “Nati”, pasi i druan ndonjë keqinterpretimi të fjalëve të tij.

Në anën tjetër, ai dëshiron të flasë për Kosovën. Thotë se e ka shijuar shumë periudhën sa ishte drejtues i Dardanëve – nga marsi 2018 deri në tetor 2021.

Intervista e tij e plotë – LINKU.