Lajme

“Çfarë urgjence tjetër kombëtare do duhej të ekzistonte për me u mbledh?”, Shabani e ashpër ndaj Kuvendit

09/18/2026 11:29
nga:L J

Juristja Anita Shabani, në emisionin “Kosova Today”, ka deklaruar se pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, sipas saj, e vetmja gjë e mirë që po ndodhë në Kosovë janë protestat.

Ajo shtoi se është e pakuptimtë që Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk është mbledhur ende, duke thënë se çfarë urgjence tjetër kombëtare duhej të ndodhte për t’i angazhuar deputetët.anita

“Aktualisht e vetmja gjë e mirë që është duke ndodhur në Kosovë, janë protestat masive që po mbahen. Ne aktualisht kemi një Kuvend, i cili që dy ditë nga vendimi i marrë që nuk janë mbledhur, pra çfarë urgjence tjetër kombëtare do duhej të ekzistonte që Kuvendi me u mbledh dhe me leshu një rezolutë apo qëndrim karshi këtij vendimi”, u shpreh Shabani.