Anglia U21 ka ‘shkatërruar’ mbrëmë kombëtaren e U21 të Serbisë.
‘Tre Luanët’ kanë triumfuar me rezultat të jashtëzakonshëm, 9-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo ishte fitorja e dytë më e madhe në histori të Anglisë U21, pas asaj të siguruar ndaj San Marinos prej 9 me 0.
Ishte një ‘shkatërrim’ në të gjitha asepktet, me futbollistët e Serbisë që ishin një ‘kafshatë’ shumë e lehtë për bashkëmoshatarët e tyre anglezë.
/GazetaBlic Sport/


