Lajme

‘Çfarë rastësie’ – Ligji për Trustin e Kodi Civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë, shqyrtohen në të njëjtën ditë në Kuvend

05/30/2022 13:19
nga:N M

Kryesia e Kuvendit për të enjten e ardhshme (9 qershor) ka caktuar seancën e re të Kuvendit të Kosovës, e ku për herë të parë do të shqyrtohet plotësim ndryshimi i ligjit për Trustin, raporton Gazeta Blic.

Po në këtë ditë do të shqyrtohet për lexim të parë ( pasi kishte dështuar njëherë) edhe Kodi Civil i Kosovës që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

“Kodi Civil do të vijë në seancën e 9 qershor”, ka thënë një burim i Gazeta Blic.

Ky KOD i cili kishte dështuar në lexim të parë në mars të këtij viti sërish do të sjellët në Kuvend, për lexim të parë e më pas edhe për miratim.

Votimi i tij në lexim të parë kishte dështuar për shkak se një numër i madh i deputetëve të partisë në pushtet por edhe deputetët të tjerë kishin votuar kundër apo edhe duke abstenuar.

Por pse Kodi Civil dhe Ligji për Trustin në të njëjtën ditë?

Disa herë është raportuar se ka një ‘marrëveshje në parim’ ndërmjet disa deputetëve të shumicës dhe partive opozitare “me aminin e Albin Kurtit” që të gjendet njëfarë gjuhe e përbashkët ndërmjet pushtetit e opozitës që në pako të kalojnë Kodi Civil dhe Ligji për Trustin, i pari i kërkuar me ngulm nga Bashkimi Evropian dhe organizatat LGBTI , përderisa për të dytin ka një kërkesë të jashtëzakonshme nga qytetarët e Kosovës që t`u lejohet një përqindje e mjeteve të tyre nga trusti.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka telashe serioze me deputetet e tij meqë një pjesë janë kategorikë se assesi nuk do ta votojnë një Kod të tillë që lejon martesat e gjinisë së njëjtë dhe për këtë arsye po kërkon votat e deputetëve të partive në opozitë që ky Kod të kaloj në Kuvendin e Kosovës.

Por, nuk janë vetëm deputetet e partisë në pushtet që janë kundër këtij Kodi.

Brenda Partisë Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, grupit multietnik ka deputetë që tashmë kanë deklaruar disa herë se nuk do të japin votën e tyre për ligjin që mundëson martesat ndërmjet gjinive të njëjta.

Por, gazeta Blic ka mësuar nga burime te saja se kryeministri i Kosovës por edhe GP i Lëvizjes VV është para një presioni të madh që Kodi Civil të kaloj në Kuvend sa më parë që është e mundur.

“Për shkak të mos marrjes së përgjegjësisë se vetëm GP i Lëvizjes vetëvendosje është për votimin e këtij ligji, Albin Kurti ka kërkuar që të diskutohet edhe me deputet e partive opozite që të japin votën e tyre në këmbim të kalimit të ligjit për trustin. Përkthyer në shqip i bie se Kurti po dëshiron që miratimin e Kodit Civil në opinion ta shes se ka kaluar me një shumicë nga të gjitha subjektet që janë pjesë e Kuvendit”, ka thënë k burim i gazetës.

Pikërisht këtu si duket edhe deputetet e opozitës i kanë ‘zënë kryt’ Kurtit, duke kërkuar votat për trustin.

“ Ata (disa) Trustin, ne (disa) votat për Kodin Civil”, ka thënë një deputet i opozitës për Gazeta Blic  (emër i njohur për redaksinë).

Se gjasat të kaloj Trusti në Kuvend bazuar në marrëveshjen në parim me disa deputet të VV-së e opozitës nuk e ka përjashtuar as deputeti i PDK Bekim Haxhiu – iniciuesi i idesë që të lejohet tërheqja e 30 për qind e mjeteve nga Trust .

Ai disa herë në paraqitjet për media ka thënë se ka siguruar disa vota të deputeteve të shumicës, e kryesisht atyre që janë kundër Kodit Civil të Kosovës.

Ndryshe në mars të këtij viti deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar në lexim të parë Kodin e ri Civil të Kosovës.

Kodi i ri Civil është hedhur në votim pas një seance të gjatë të Kuvendit të Kosovës, ku ka pasur debat në lidhje me njërin prej neneve ku flet për “bashkësinë civile”.

Pas debatit, Kodi i ri Civil nuk është miratuar pasi për të kanë votuar 28 deputetë, 29 kundër dhe katër kanë abstenuar

Këta janë deputetët e LVV-së që votuan kundër Kodit Civil:

Labinotë Demi – Murtezi (LVV) Eman Rrahmani (LVV) Burim Meta (LVV) Gramoz Agusholli (LVV) Visar Korenica (LVV) Driton Hyseni (LVV) Fitim Haziri (LVV) Drita Millaku (LVV) Fjolla Ujkani (LVV) Ekrem Mustafa (LVV) Alban Bajrami (LVV) Valon Ramadani (LVV) Milazim Salijaj (LVV) Nijazi Isaku (LVV)

Deputetët e VV-së që abstenuan:

Gazmend Gushinca (LVV) Hydajet Hyseni (LVV) Mirlinda Tishukaj – Sadiku (LVV) Driton Hyseni (LVV) Kurse pro Projekt – Kodit Civil votuan: Glauk Konjufca (LVV) Mimoza Kusari-Lila (LVV) Vasfije Krasniqi (LVV) Armend Muja (LVV) Fatmire Mulhaxha-Kollçaku (LVV) Avni Dehari (LVV) Artan Abrashi (LVV) Fitore Pacolli (LVV) Jahja Koka (LVV) Haki Abazi (LVV) Ardian Gola (LVV) Arbër Rexhaj (LVV) Dimal Basha (LVV) Mirsat Shkreta (LVV) Doarsa Kica-Xhelili (LVV) Besim Muzaqi (LVV) Arjeta Fejza (LVV) Jeta Statovci (LVV) Shqipe Selimi-Mehmeti (LVV) Gani Krasniqi (LVV) Tinka Kurti (LVV) Enver Haliti (LVV) Yllza Hoti (LVV) Agon Batusha (LVV) Salih Zyba (LVV) Venedis Lahu (LVV).

Deputetet e opozitës që votuan kundër:

Besnik Tahiri (AAK), Time Kadrijaj (AAK) Pal Lekaj (AAK) Bekë Berisha (AAK) Albana Bytyçi (AAK) Mërgim Lushtaku (PDK)