Lajme

Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë?

05/07/2024 07:18
nga:Y I

Ngjarjet e ditës 7 maj 2024:

09:00: Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban takimin e 247-të. (Objekti i KPK-së, rr. “Luan Haradinaj”)

10:00: Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizon konferencë për media, lidhur me ecurinë e Javës së pestë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024). (Zyrat e ASK-së, rr. “Zenel Salihu”)

10:00: Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i Kosovës, N303)

10:00: Mbahet tryeza me temën “Rendi i ri botëror dhe siguria nacionale”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri)

10:00: Mbahet edicioni i 10-të Jubilar i Konferencës Ndërkombëtare “IA-Siguria kibernetike dhe siguria rrugore”. Merr pjesë dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. (Salla “Orion”)

10:00: Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) organizon Konferencën e pesëmbëdhjetë vjetore për të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese në Kosovë. (Hotel “Emerald”)

10:00: Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë një aktivitet në mbrojtje të mjedisit dhe habitatit natyror në Parkun Kombëtar të Sharrit, ku do të shpalosim thirrjen për Mbrotje të Parkut të Sharrit nga ndikimi i hidrocentraleve. (Brezovicë te parkingu 1)

10:00: Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) organizon punëtori njëditore me zyrën e informimit në komunën e Prishtinës dhe gazetarë e redaktorë të medieve. (Objekti i komunës së vjetër të Prishtinës)

11:00: Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, shqyrton Projektligjin për falimentimin dhe Projektligjin për mbrojtjen nga zjarri. (Kuvendi i Kosovës, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
11:00: Fakulteti i Filologjisë dhe Departamenti i Gazetarisë i UP-së organizojnë takim me autorin e librit “Enciklopedia imagjinare/ Postroman”, Bajram Kosumi. (Fakulteti i Filologjisë, salla “Idriz Ajeti”)

12:00: Mbahet Akademi Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryetarit të Komunës së Pejës, Ali Lajçi (1955-2024). (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

13:00: Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Sistemet e Informacionit në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina”. Të ftuar janë Bordi i KRU-së. (Kuvendi i Kosovës, N302)
13:00: Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin Strategjik Mjedisor. (Kuvendi i Kosovës, N204)

13:00: Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me peticionin e punëtorëve të AKP-së. Të ftuar: Kryesuesi i Bordit Drejtorёve tё AKP-sё dhe drejtori Ekzekutiv i AKP-sё. (Kuvendi i Kosovës, N303)

17:00: Demokraci për Zhvillim (D4D) mban Sallonin e së Martës, me temën “Përtej lëvizjes së lirë pa viza në anëtarësimin e Këshillit të Evropës. Çfarë obligime e presin Kosovën?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)

18:30: Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban Konventën. Merr pjesë dhe kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë)