Mbahet seanca përfundimtare e Elvedina Hajdarit, e mbijetuar e dhunes në familje nga ish burri i saj. (Gjykata Themelore në Drenas, ora 10:00)
Instituti Kombëtar Demokratik organizon konferencën hyrëse të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas me mbështetjen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. (Hotel Emerald, ora 10:00)
Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës organizon konferencë lidhur me protestën që do të mbahet nesër me kërkesë për ngritjen e pagave për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut. (Zyret e BSPK-së, ora 10:00)
Urgjenca e Prizrenit pranon donacionin e pajisjeve mjekësore, të dhuruara nga KFOR-i Italian. (Urgjenca Prizren, ora 11:30)
Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 62. (Hoteli Grand, ora 12:30)


