Ngjarjet e datës 2 dhjetor
Mbahet konferencë përgatitore për mbrojtjen në rastin Gucati-Haradinaj. (Hagë, ora 09:30-16:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton nismën ligjore për Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, si dhe mban takim me Avokatin e Popullit.(Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Zyra e Komisionarit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE) organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Hoteli “Swiss Diamond” Prishtinë, 11:00 – 13:00)
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizon Panairin “Gratë në Biznes”. Merr pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 11:00)
Avokati i Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore vizitojnë ekspozitën “Na Ishte Njëherë Që Kurrë Mos Qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, lagjja “Dardania” Prishtinë, ora 14:00)
Zbulohet pllaka memorialë e heroit Sali Çekaj. (Broliq, ora 11:00)
Nën përkujdesjen e kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri, mbahet manifestim me rastin e 30-vjetorit të hyrjes në Kosovë të grupit të armatosur nën drejtimin e e Sali Çekaj. (Teatri i Pejës “Istref Begolli”, ora 13:00)