Lajme

Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë?!

09/19/2022 07:12
nga:Gazeta Blic

Katër ngjarje do të zhvillohen sot në Kosovë.

Nuk është raportuar për ndonjë ngjarje shumë madhore.

Ngjarjet e ditës për sot

09:45

Mbahet ceremonia e inaugurimit në kompaninë “Trosha LLC”, e cila është ndihmuar me fonde të BE-së për zgjerimin e aktiviteteve, ngritjen e depove për ruajtjen e akulloreve etj. Merr pjesë dhe Zëvendës Shefi i Bashkëpunimit, Alessandro Bianciardi. (Fshati Llukar, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00

Zyra për Qeverisje të Mirë organizon konferencën për lansimin e “Strategjisë për avancimin e të drejtave të komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës për vitet 2022-2026 dhe Planin e veprimit të saj për vitet 2022-2024”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

11:00

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndertesa e Kuvendit,

11:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, marrin pjesë në inaugurimin e Sistemit Nacional për Monitorim të Spektrit Frekuencor – SNMSF. (Memoriali i Dëshmorëve në Shipol, Mitrovicë)